LAJMI I FUNDIT:

‘Boom’ azilantësh në Shqipëri, dyfishohen kërkesat për një vit – shumica nga Afganistani

‘Boom’ azilantësh në Shqipëri, dyfishohen kërkesat për një vit – shumica nga Afganistani

Shqipëria është përballur me një rritje të frikshme kërkesash për azil përgjatë vitit 2023.

Raporti i fundit i INSTAT zbulon se nga një vit në tjetrin, kemi më shumë se dyfishim të azilantëve në vendin tonë.

Referuar shifrave, të marra nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vitin 2023, janë 261 azilkërkues, nga 125 që ishin në vitin 2022.


Ajo çfarë bie në sy është se numri i azilkërkuesve nga Afganistani në 2023 është edhe më i lartë se numri total i të gjithë azilkërkuesve që erdhën ne vitin 2022.

Po ashtu azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani përbëjnë 61,7 % të totalit të azilkërkuesve në vitin që lamë pas.

Pas Afganistanit, vijnë azilkërkuesit nga Siria dhe më tej ata nga Iraku.

Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, vërehet se aplikimet më të mëdha janë muajt mars, shtatori

dhe tetori të cilët përbëjnë 46,0 % të aplikimeve gjithsej./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori