BONEVET po shënon edicionin e 11’të të kampeve verore për të gjithë fëmijët në 6 qytete të Kosovës

Pushimet verore mund të jenë shumë më tepër sesa vetëm kohë e lirë, ato mund të shndërrohen në periudhën më të frytshme për zhvillim personal, krijimtari dhe miqësi të reja.
Kjo është pikërisht ajo që sjell BONEVET, organizatë jofitimprurëse e shtrirë në 6 qytete të Kosovës dhe që ka për mision të fuqizojë fëmijët dhe të rinjtë përmes edukimit joformal.
Kampet verore janë vazhdimësi natyrale e këtij misioni, duke i dhënë fëmijëve një mundësi unike për të zhvilluar vetveten përtej klasës tradicionale.
Këtë verë, fëmijët do të kenë mundësinë të eksplorojnë kampe verore me tematika që ndërthurin artin, shkencën dhe lojën. Në një atmosferë plot energji pozitive, kampet u japin fëmijëve hapësirë për të eksperimentuar dhe për të mësuar në mënyrë aktive, me ndihmën e mentorëve të përkushtuar dhe psikologëve edukativë.
Pse janë të rëndësishme kampet verore?
Kampet në BONEVET synojnë të:
-Zhvillojnë tri shkathtësi kyçe te fëmijët: kreativitetin, përmes projekteve të hapura dhe artit; bashkëpunimin, duke i ndihmuar të punojnë në grup dhe të krijojnë shoqëri të reja; vetëbesimin, përmes prezantimeve të punës dhe sfidave të vogla që e nxisin vetë-shprehjen.
-Ofrojnë një përvojë të re gjatë pushimeve, ku fëmijët nuk janë vetëm konsumues të kohës, por krijues aktivë të saj.
-Mundësojnë socializimin mes fëmijëve nga vende të ndryshme, përfshirë ata që vijnë nga diaspora, duke krijuar ura lidhëse me kulturën, gjuhën dhe shoqërinë kosovare.
BONEVET është tashmë një rrjet që ka shtrirje në gjashtë qytete të Kosovës, duke ofruar mundësi të barabarta për fëmijët në rajone të ndryshme që të përfshihen në aktivitete cilësore.
Kampet verore për të gjithë fëmijët do të mbahen në këto qendra në të cilat mund t’i gjeni të bashkangjitura edhe temat e tyre:
Regjistrimet për kampet verore janë tashmë të hapura dhe mund të bëhen përmes webfaqes, rrjeteve sociale të secilës qendër BONEVET ose duke vizituar hapësirat fizike.
Me grupe të vogla, programe të strukturuara dhe një qasje të personalizuar për secilin fëmijë, këto kampe janë një mundësi ideale që fëmijët të kalojnë një verë ndryshe.






































