LAJMI I FUNDIT:

Bombola e gazit shpërtheu në bodrum, policia jep detaje nga rasti ku u lënduan mbi dhjetë persona në Kçiq të Mitrovicës

Bombola e gazit shpërtheu në bodrum, policia jep detaje nga rasti ku u lënduan mbi dhjetë persona në Kçiq të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku 14 persona pësuan lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:35, ku shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin e policisë.


Më tej, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përveq njësive të nevojshme policore kishin dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Katër nga të lënduarit nga bombola e gazit në Mitrovicë në gjendje më të rëndë
Lexo po ashtu Katër nga të lënduarit nga bombola e gazit në Mitrovicë në gjendje më të rëndë

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se katër nga personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës janë në gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia që kanë pësuar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, të njëjtit pas operimit janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror.

Të lënduarit që po trajtohen në QKUK janë vizituar edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka lavdëruar personelin e QKUK-së për ndihmë e ofruar personave që kërkuan ndihmë mjekësore nga lëndimet e pësuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori