Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.
Bolton pranon në njëfarë mënyre se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën tha se ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra.
Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim, mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Washington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.
“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin Maqedoninë ishte arritje e madhe.
Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve.
Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton për Fokus.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova