Diplomati amerikan dhe njëherësh ish-këshilltari për Siguri kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton thotë se nuk sheh ndonjë marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se mundësia për një marrëveshje mund të kishte ekzistuar tre apo katër vjet më parë.
Bolton, në një intervistë për gazetën serbe “Politika” ka thënë se nuk mund të ketë stabilitet nëse palët [Kosova dhe Serbia] nuk janë të gatshme të arrijnë marrëveshje.
“Për momentin nuk shoh ndonjë zgjidhje në horizont, siç ishte më parë. Kur isha këshilltar për Sigurinë kombëtare në administratën e Presidentit Trump, kisha njëfarë përfshirje në adresimin e kësaj çështjeje [dialogu Kosovë-Serbi]. Kishte njerëz që u përpoqën të bënin atë mund të bëhej për të arritur një marrëveshje”, tha Bolton, transmeton Telegrafi.
Ai tha se “nëse Serbia dhe Kosova mund të pajtohen, me gjithë vështirësitë e brendshme, dhe të arsyetojnë një marrëveshje të tillë, mendoj se në atë rast nuk duhet të ndërhyjnë faktorët e jashtëm dhe të thonë se zgjidhja nuk është e pranueshme për ta, sepse mund të ketë pasoja diku tjetër”.
“Stabiliteti nuk mund të arrihet nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje, që nuk është shfrytëzuar më parë. Në këtë kuptim, pushtimi rus i Ukrainës tregon se çfarë mund të ndodhë në kontinentin evropian nëse çështjet e kontestuese nuk zgjidhen. Prandaj, liderët e Serbisë dhe Kosovës duhet të përqendrohen edhe më shumë në gjetjen e një zgjidhjeje”, tha ai.
I pyetur nëse janë duke u shqyrtuar korniza dhe formula të reja në zgjidhjen e çështyjes në mes Kosovës dhe Serbisë, Bolton ka thënë se “mënyra për t’iu qasur kësaj çështjeje, veçanërisht sa i përket kufijve, është se asnjëra palë nuk duhet të pranojë atë që nuk dëshiron, përveç të konfirmojnë se këta kufij janë de facto dhe se janë të gatshme t’i pranojnë”.
“Mundësia për të arritur një marrëveshje mund të kishte ekzistuar tre apo katër vjet më parë. Tani një opsion i tillë është i pamundur. Megjithatë, le të marrim si shembull mosmarrëveshjet e kahershme të pikëpamjeve në lidhje me emrin Maqedonia e Veriut, të cilat u zgjidhën me kalimin e kohës. Nëse negociatat do t’u lihen palëve të angazhuara, do të jepte rezultate, sepse në të kundërt pengohet hyrja e atyre vendeve në Bashkimin Evropian dhe NATO. Për mbrojtjen e qytetarët të tyre dhe krijimin e kushteve më të mira ekonomike, duhet të punohet për sigurinë reciproke rajonale dhe avancimin e ekonomisë”, ka thënë Bolton. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit