LAJMI I FUNDIT:

Bollinger B2 i fuqishëm për të gjitha terrenet, me autonomi deri në 321 kilometra

Bollinger B2 i fuqishëm për të gjitha terrenet, me autonomi deri në 321 kilometra

Për makinën e re, BollinRivianier ka punuar që të ketë kapacitet të lart të baterive

Njëjtë sikur rivali Riviani edhe Bolliner është duke provuar t’ju vjedhë zemrat dhe mendjet e blerësve, duke i ikur makinave të zakonshme që mbushen me rrymë, që të bazohet n makina SUV dhe të tjera që janë për të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.


Derisa është dashur të pritej gjatë, më në fund u prezantua Bollinger B1 SUV dhe Bollinger B2 pickup që është gati për prodhim.

Tani mund të shihet edhe nga afër Bollinger B2 që është i fuqishëm për të gjitha terrenet, ndërsa bëhen të ditura edhe disa prej specifikave.

Brenda kësaj makine është motori me 614 kuaj fuqi, ndërsa ka platformë të fuqishme që i përshtate edhe lëvizjes nëpër terrene të vështira.

Kjo është treguar më së miri, kur ky model u dërgua për xhiro nëpër dunat e një shkretëtire në Miçigan të shteteve të Bashkuara.

Autonomia me 321 kilometra, e bëjnë Bollinger  B2 të jetë shumë më i përshtatshëm për angazhime të ndryshme apo për shëtitje. /Telegrafi/