Sot (e mërkurë) është organizuar protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Shoqata e gastronomëve mbështetur nga një numër i madh artistësh kanë protestuar para qeverisë, me kërkesën e qartë për të kërkuar hapjen e sezonit dimëror dhe lejimin e organizimit të ndejave, dasmave e ahengjeve të ndryshme.


Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore: Afrim Muçiqi dhe Shkelzen Jetishi - Xeni.

265814547 430092955333675 1751704151809281233 n

Muçiqi edhe në cilësinë e përfaqësuest të Odës së Hotelerisë së Kosovës, një ditë më parë u shpreh në një intervistë se dëmet që i janë shkaktuar ekonomisë nga masat antiCOVID janë të pariparueshme.

266232700 1033744193850806 3117161088330404404 n

Në protestë, përfaqësues të shumtë të bizneseve të gastronomisë janë parë me banderola të tilla si: "Boll Ma", "Na lejoni të kërcejmë", "Vritni virusin dhe jo biznesin" e të tjera.

266186933 647411673375191 725373117193654313 n

Kujtojmë që kjo protestë është organizuar pas thirrjeve të vazhdueshme ndaj Qeverisë së Kosovës, në tentim për të lejuar organizimet festive. /Telegrafi/

266583192 320865846591096 6747798692010114290 n

267932092 1149232779238084 68817936517910686 n

268889675 282098227083218 7154540996521231979 n

266271108 497611661512210 7062802619988162703 n

266905085 4657839247585240 893937025887460870 n