LAJMI I FUNDIT:

Boksieri që po fitonte, e dorëzoi duelin (Video)

Boksieri që po fitonte, e dorëzoi duelin (Video)

Gennady Golovkin, sipas pikëve të mbajtura nga gjyqtarët buzë ringut, ka qenë në humbje në momentin kur Kell Brook është tërhequr nga sfida për titullin e kampionit të peshave të mesme.

Golovkin ka arritur të mbrojë titullin e kampionit pas një beteje spektakolare që ka zgjatur pesë raunde. Por, sipas pikëve të dhëna nga gjyqtarët pas çdo raundi, Brook ka qenë në avantazh në momentin që trajneri i tij, Dominic Ingle, ka vendosur të hedhë peshqirin në ring. Madje, për njërin nga gjyqtarët britaniku ka qenë në avantazh të dy raundeve, transmeton telesport.al.


Pjesa më e madhe e ekspertëve mendonin se falë sulmeve të fuqishme, Golovkin kishte siguruar një avantazh bindës, por sipas pikëve të gjyqtarit kanadez Benoit Rousell, Brook ka fituar tre raunde dhe ishte në avantazh 39-37 në momentin e ndërprerjes së ndeshjes.

Për Rousell dhe italianin Guido Cavalieri, anglezi ka fituar raundin e parë edhe pse në një moment të caktuar ai është dukur në rrezik pas një prej sulmeve të “GGG”.

Sipas të tre gjyqtarëve, Brook ka fituar raundin e dytë, para se Golovkin të befasonte të gjithë me aftësinë e tij në raundin e tretë. Rousell dhe kanadezi tjetër Craig Metcalf ia kanë dhënë fitoren e raundit të katërt Brook, i cili ka qenë duke e fituar sfidën në momentin që Ingle i dha fund ndeshjes.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori