KF Besa nga Dobërdolli, anëtare e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka konfirmuar emërimin e Boban Babunskit si trajnerin e ri të skuadrës, njofoton Telegrafi.
Lajmi u bë i ditur nga klubi, i cili shprehu entuziazmin për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur. Babunski është një figurë e respektuar në futbollin vendor dhe me përvojë të pasur si lojtar dhe trajner, pritet të sjellë një frymë të re dhe strategji të qarta për ekipin.
KF Besa ka promovuar trajnerin me një deklaratë në faqen e dytë zyrtare në „Facebook“ ku mes tjerash kanë thënë: “Besojmë se Boban Babunski do të sjellë një frymë pozitive dhe energji të re në ekipin tonë, duke na ndihmuar në arritjen e qëllimeve për sezonin e ri. I urojmë mirëseardhje dhe suksese në klubin tonë!”
Sezoni aktual ka qenë një periudhë tranzicioni për Besën, e cila e nisi kampionatin me trajnerin Aleksandar Tanevski. Pas largimit të tij, skuadra u drejtua nga Berat Imeri për një periudhë të shkurtër, ndërsa gjysmësezonin e përmbylli nën drejtimin e Burim Sadikut. Ky ndryshim i shpeshtë në drejtimin teknik pasqyronte një periudhë të pasigurisë dhe kërkimit për stabilitet, që tashmë pritet të arrihet me ardhjen e Babunskit. Kujtojmë se trajneri Babunski ka drejtuar edhe ekipet e Vardarit, Pobedës, Pelisterit, ndërsa ka qenë edhe përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U21.
Babunski ka një sfidë të rëndësishme përpara, pasi pritet të krijojë një skuadër konkurruese me shpresë të mëdha për një kthesë pozitive në pjesën e dytë të sezonit.
Skuadra e Besës është në pozitën e 10-t në renditjen e tabelës me 13 pikë, aq sa ka edhe Vardari, ndërsa vetëm dy pikë më pak ka e fundit Voska Sport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

Xabi Alonso ka një pakt me Bayer Leverkusenin – spanjolli mund të largohet për katër klube

Zyrtare: Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen mes Barcelonës dhe Real Madridit

Man City shpreson ta zëvendësojë Bernardo Silvan me yllin e PSG-së

Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

Ylli i Man Utd mbeti i detyruar të largohej nga ‘Old Trafford’ në mes të ndeshjes me Lyonin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres