LAJMI I FUNDIT:

BMW M2 CS Racing i fokusuar për pista është gati për garë

BMW M2 CS Racing i fokusuar për pista është gati për garë

Makinë shumë e fuqishme, se sa modelet e deritanishme

Këtë javë, BMW e ka prezantuar modelin M2 CS, që është një version shumë më i shpejtë dhe i lehtë se M2 Coupe, transmeton Telegrafi.


Tani, është prezantuar edhe M2 CS Racing e fokusuar për pista, me më shumë fuqi se modelet e ngjashme.

I bazuar në M2 CS që është për rrugë të zakonshme, modeli i ri e ka motorin me gjashtë cilindra, që prodhon nga 280 deri në 365 kuaj fuqi. Derisa po punohet, që të prodhohen deri në 450 kuaj fuqi, nëpërmjet një sistemi të ri.

Në këtë makinë, është integruar një softuer special, që menaxhon shpejtësinë në mënyrë që të përshtatet me nivelet e përformancës. Sistemi ABS dhe DSC, janë ndihmëse të madhe, që kjo BMW të ketë lehtësi në vozitje.

“Me M2 CS Racing, po vazhdojmë traditën e sigurimit të makinave sportive me përformanvcë të lartë, për entuziastët e vozitjes dhe klubet garuese. Ky është një model ambicioz, që plotëson nevojat e duhura”, ka thënë Jens Maquardt, që është drejtori i BMW Group Motorsport.

Vetura BMW M2 CS Racing është gati për garë, ndërsa blerësit duhet të presin deri në vitin e ardhshëm kur lansohet ky model që kushton 95 mijë euro. /Telegrafi/