LAJMI I FUNDIT:

Bluzat për ditë të ftohta dimri

Bluzat për ditë të ftohta dimri

Bluzat do të sjellin një pamje superfemërore. Të qëndisura me lule dhe të dekoruara me gurë, të veshura me një xhaketë do të krijojnë një look ‘casual’.

Ngjyra të ëmbla dhe të çelura si bezhë, violet, të bardha, të gjitha për të krijuar kontrast me palltot apo xhaketat, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, bluzat prej leshi janë ideale për t’u zbukuruar me aksesorë dhe bizhuteri të rënda dhe të çmueshme, për një pamje elegante.

Bluza të qëndisura, me rripa, me mëngë të shkurtra, do të ishin shumë të përshtatshme për t’u veshur nën pallto një ditë të ftohtë dimri.

Stili elegant dhe modern mbizotëron në të gjitha prerjet e tyre, duke ju dhënë mundësinë të fantazoni dhe të eksperimentoni me veshjen dhe dukjen tuaj.

/Telegrafi/