LAJMI I FUNDIT:

Bluzat në formë korseje janë një mega-hit: Janë të shkëlqyera me pantallona dhe mini-funde

Bluzat në formë korseje janë një mega-hit: Janë të shkëlqyera me pantallona dhe mini-funde

Bluzat e tilla të vogla janë ekspozuar në vitrinat e dyqaneve, kudo që e kthejmë kokën, sikur dikush i ka zvogëluar ato dhe u ka vënë bretela

E gjitha është frymëzuar me formën të cilën disa dama e kanë veshur në oborre mbretërore.


Tek disa nuk është e nevojshme të vishni sytjena, por sigurisht kjo varet nga forma e korsesë, rasti dhe zakonet e stilit. Kryesisht shohim më të shkurtra që kanë një mbështetje të qepur, në mënyrë që gjithçka të qëndrojë në vend, transmeton Telegrafi.

Natyrisht që dantella e zezë është pjesë e stileve të mbrëmjes, ajo duket aq delikate dhe elegante.

Forma kompakte është shumë praktike, në këtë rast sytjenat nuk janë të nevojshme.

Disa kanë edhe mëngë, por në përgjithësi na rikujtojnë ridizajnimin e fustaneve mbretërore.

Kjo pjesë e modës na vjen në ngjyra të ndryshme.

Janë edhe xhinset, që korsesë u japin një formë fine dhe të fortë.

Për ditë më të ngrohta super janë mini-fundet dhe mikro-fanellat.

Stil total njëngjyrëshe na sjellin kompletet e bukura.

Ngjyrat e ndezura evokojnë vallëzimin, mbrëmjet verore.

Një fustan mini me korse është pjesë e trendëve kryesorë të këtij sezoni.

/Telegrafi/