LAJMI I FUNDIT:

Blumerang: Nëse vazhdohet me këtë ritëm, pandemia në Maqedoni do të përfundoj në vitin 2031

Blumerang: Nëse vazhdohet me këtë ritëm, pandemia në Maqedoni do të përfundoj në vitin 2031

Siç shkruan Blumerang, me këtë rritëm të vaksinimit, Maqedonia do të fitojë imunitet kolektiv në 10 vitet e ardhshme.

“Në Maqedoni, sipas të dhënave më të reja, mesatarisht jepen 651 doza në ditë. Me këtë ritëm, nevojiten edhe 10 vite të tjera për t’u imunizuar 75% i popullatës”, shkruan Blumerang.

Për dallim nga Maqedonia, në Shqipëri do të nevojiten vetëm nëntë muaj për ta t’u imunizuar 75% i popullatës, ndërsa Bullgaria me 9.215 doza në ditë imunitetin kolektiv do të merr për tre vite.


Serbia nga vendet e rajoni është me mesataren më të mirë ose 62.857 doza në ditë, që do të thotë se katër muaj ata do të kenë imunizuar 75% të popullatës.

Ndryshe, vaksinimi masiv siç e quan Filipçe në Maqedoni filloi para dy ditëve dhe sipas paralajmërimeve, në “Boris Trajkovski” mesatarisht do të vaksinohen rreth 300 persona ose 3.000 persona në ditë./Telegrafi/