LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet në oxhakun e restorantit ku tentoi të vidhte, zjarrfikësit e shpëtuan pas katër orëve të mundimshme (Video)

Bllokohet në oxhakun e restorantit ku tentoi të vidhte, zjarrfikësit e shpëtuan pas katër orëve të mundimshme (Video)

Luciano de Oliveira kishte tentuar të vidhte, në një restorant mishi në Machado të Brazilit, duke hyrë nëpërmjet oxhakut.

Mirëpo, 41-vjeçari është bllokuar në hapësirën e ngushtë dhe është dashur një intervenim i mundimshëm prej katër orëve, që të nxirret nga zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

Hajni i ngathtë është larguar i mbuluar me blozë dhe vaj, vetëm pasi është thyer muri me tulla dhe është prerë një shtresë e brendshme nga llamarina.


Thirrjet e Oliverias i kishte dëgjuar një kalimtare rasti, që e ka njoftuar policinë se dikush mund të jetë i bllokuar në kulmin e lokalit.

“Sikur mos të dëgjohej, mund të qëndronte aty tërë natën, derisa ta hapja lokalin. Më vjen mirë që ka shpëtuar gjallë”, ka thënë pronari i restorantit pa dashur të identifikohet.

Derisa ai po e mbanë lokalin mbyllur derisa të ri konstruktohet ngjarja, i dyshuari për vjedhje po qëndron nën kujdesin mjekësor me gjendje të rëndë shëndetësore, shkaku i dehidrimit dhe hipotermisë. /Telegrafi/

https://youtu.be/nh1uD5xWlfE

Në trend Fun

Më shumë
Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Fun
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Musk e dërgoi djalin në Zyrën Ovale - simpatiku

Musk e dërgoi djalin në Zyrën Ovale - simpatiku "vodhi" vëmendjen e mediave

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

"Fati në duar të gruas": Burri fiton gjysmë milioni dollarë në lotari pas udhëzimeve të gruas së tij

Interesante
Kalo në kategori