LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet magjistralja Prishtinë – Pejë (Video)

Bllokohet magjistralja Prishtinë – Pejë (Video)

Banorët e fshatit Miradi e Epërme, kanë bllokuar magjistralen Prishtinë- Pejë, në shenjë proteste për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mungesë të shenjave të komunikacionit në këtë zonë.

Sipas tyre tash e një kohë kanë hasur në vesh të shurdhër tek autoritetet ndaj kërkesës së tyre për të ndërtuar një mbi apo nën-kalim të këmbësorëve në këtë zonë, njofton Klan Kosova.


Pamjet e më poshtme dërguar në adresë të Klan Kosova, tregojnë më së miri gjendjen në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Fushë Kosovë, e cila u bllokua në shenjë proteste nga banorët e fshatit Miradi e Epërme.

Sipas dëshmitarëve për të liruar rrugën nga bllokimi i trafikut, ka ndërhyrë dhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.