Bizneset në Kosovë kanë mbajtur një protestë dy orëshe për të kundërshtuar daljen në treg të lirë të energjisë elektrike, duke kërkuar kështu më shumë kohë që të përgatiten. 

Me kamionë të shumtë janë bllokuar hyrjet-daljet e Prishtinës, ndërsa ekipi i Telegrafit ju sjell fotografi nga lagjja “Kodra e Trimave”.


Policia e Kosovës është e pranishme në terren për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve alternative.