Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Izrael, derisa po tenton të rikthejë në tavolinë bisedimet për një armëpushim në Gaza.

Vizita e tij është pjesë e një turneu të gjerë në Lindjen e Mesme, ku Blinken pritet nesër të vizitojë edhe Jordaninë dhe Katarin, transmeton Telegrafi.


2 5

Ai do të fokusohet në atë se si t’i jepet fund luftës, planet për Gazan pas përfundimit të luftës dhe si të përmirësohet asistenca humanitare.

Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

3 3

Ndryshe Blinken ka qenë nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite i përfshirë në bisedimet që kishin për qëllim arritjen e armëpushimit. /Telegrafi/