Blind i ka ditët e numëruara te Unitedi nëse Mou e shikon këtë fotografi nga humbja kundër Chelseat (Foto)

Manchester Unitedi humbi me rezultat 4-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Pedro vetëm pas 30 sekondash lojë.
Lojtari që gaboi në këtë gol është mbrojtësi Daley Blind, i cili e mbajti në lojë sulmuesin spanjoll për dallim nga bashkëlojtarët tjerë që tashmë kishin vendosur kurthin e ofsajdit.
Jose Mourinho është një nga ata trajnerët që punon shumë në anën teknike dhe kur ta analizon këtë humbje të thellë dhe të shikon fotografinë e më poshtme më vëmendje, një gjë është e sigurt. Blind i ka ditët e numëruara te Manchester Unitedi i tij. /Telegrafi/

Goli i Pedros:

Nga
Telegrafi
24/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































