“Kantoni i Kosovës” është titulli me shkronja të mëdha, të theksuara, ndërsa “Pa kosovarët e Zvicrës, në shtetin e ri nuk ecën pothuaj asgjë” është nëntitulli i artikullit të gazetës “Blick”.
Ky është i pari në serinë e artikujve mbi Kosovën dhe nga Kosova që kjo gazetë dhe portali ‘blick.ch’ do të publikojnë gjatë një jave, shoqëruar me filmime dhe fotografi të shumta. Ideja është që të jepet një pasqyrë mbi atë se sa e ndikon ose përcakton lidhja me Zvicrën jetesën e përditshme në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Nëpër rrugët e Kosovës, Zvicra është e pranishme gjithandej. Lokalet reklamojnë me kryqin zviceran, duke filluar nga studiot për masazh e deri te shitoret e armëve. Rrugët gjatë sezonit të pushimeve janë përplot me automobila të shtrenjtë me etiketa zvicerane. Kosovarët që jetojnë jashtë, nga vendësit quhen “Schatzi” (thesar) dhe kjo me një arsye të fortë, pasi që diaspora kosovare në Zvicër ka rëndësi jetike për Kosovën.
Rreth 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, që është 10 për qind e gjithë popullatës kosovare. Për çdo vit ata, sipas të dhënave zyrtare dërgojnë në Kosovë rreth 175 milionë franga. Ndërsa nga firmat zvicerane atje rrjedhin 65 milionë franga në vit.
“Investitorët zviceranë përbëjnë burimin tonë më të rëndësishëm të investimeve të drejtpërdrejta”, thonë në Ambasadën Kosovare në Bernë.
200 firma me pronarë zviceranë janë vendosur në Kosovë nga viti 2003. Në vitin e kaluar Zvicra ka importuar nga Kosova mallra në vlerë prej 17 milionë frangash që është 50 fish më shumë se para dhjetë vitesh. Në trend janë sidomos prodhimet bujqësore, të cilat tashmë përbëjnë një të katërtën e eksportit kosovar në Zvicër. Sidomos te produktet si mjedrat e manaferrat, investitorët përfitojnë falë pagave të ulëta në Kosovë, shkruan më tutje blick.
Joachim Lichtenhahn nga Winterthuri dhe Besnik Etemi nga Cyrihu janë të angazhuar pikërisht në këtë fushë, ata prodhojnë në Sojevë të Ferizajt fruta të thara për tregun zviceran.
“Gjyshi im, Saliu (93 vjeçar) është pronar i tokës këtu”, sqaron Etemi në një insert filmik që pasqyron biznesin e tij dhe të partnerit të tij Joachim Lichtenhahn.
Ndërsa Armend Malazogu me lëngjet e tij të dendura “Smoothies”, ka arritur edhe në vitrinat e COOP-it.
“Një atu tjetër e fortë e kosovarëve është ajo se shumë prej tyre e flasin gjermanishten. Prandaj call center këtu mbijnë si kërpudhat pas shiut. Më e njohura është ajo me emrin ‘Baruti’ dhe është themeluar nga të rinj kosovarë të brezit të dytë nga Zvicra. Tashmë në Baruti punojnë mbi 200 punëtorë ndërsa prirja shkon drejt rritjes. Dhe llogaria është e thjeshtë: Baruti paguan punonjësit e vet nga 500 euro në muaj, një pagë e madhe për rrethanat e atjeshme dhe fare e ulët, e volitshme për porositësit nga Zvicra”, shkruan gazeta zvicerane.
Më tutje në artikull bëhet fjalë për paratë që “schatzi”-t derdhin në Kosovë gjatë pushimeve. “Për çdo verë Kosovën e vërshon një valë e vërtetë nga Zvicra. Autoritetet kosovare thonë se për çdo vit janë rreth 100 mijë veta nga Zvicra që vizitojnë Kosovën. Ndërsa sipas kompanive ajrore, kjo shifër duhet të jetë edhe më e lartë. Edelweis bën brenda vitit 670 fluturime për në Prishtinë dhe anasjelltas. Easyjet madje 1001 fluturime dhe këto së bashku e nxjerrin shifrën prej 150 mijë pasagjerëve. /albinfo.ch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit