Alix Pearson nga Norfolk i Anglisë, ka mbetur e befasuar ku i arritën dy jastëkë që i bleu përmes internetit, të mbështjellë me disa metra letër mbrojtëse.

Kjo e ka nervozuar 24-vjeçaren, sepse kjo masë ia ka mbushur në tërësi shportën për mbeturinave të reciklueshme, të cilën nuk do t’ia zbrazin në dhjetë ditën e ardhshme, transmeton Telegrafi.


Bleu foto 2 1 Letra e tepërt

“Sikur të ishin diçka që thyhen me lehtësi, por janë jastëk që nuk dëmtohen në asnjë mënyrë”, ka shkruar Pearson, krahas fotografive të postuara.

Bleu foto 3 1 Jastëkët që bleu

Shikuesit kanë mbetur të habitur me rastin, ndërsa janë ankuar se atyre iu kanë arrit gjësende të thyera, nga mungesa e letrës mbështjellëse. /Telegrafi/