LAJMI I FUNDIT:

Blerta Zeqiri: Serbët kanë kryer gjenocid në Kosovë, por dy vendet bashkëpunojnë në fushën e artit

Blerta Zeqiri: Serbët kanë kryer gjenocid në Kosovë, por dy vendet bashkëpunojnë në fushën e artit
Blerta Zeqiri (Foto: Majlinda Hoxha / K2.0.

E di se njerëzit e vendeve të tjera që kanë dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë e kujtojnë me nostalgji “kohën e Titos”, por ky nuk është rasti me shqiptarët nga Kosova.Ne nuk ankohen fare për atë kohë.

Kështu ka thënë regjisorja prishtinase, Blerta Zeqiri në një intervistë për projektin e gazetës proevropiane serbe, Danas, “Fytyra tjetër e Kosovës”.

Ajo ndër të tjerash është pyetur nëse ekziston mundësia e bashkëpunimit mes kinematografëve shqiptar dhe serb.


Blerta Zeqiri (Foto by Gareth Cattermole/Getty Images for Sundance/AEG Europe/Guliver)

Artistja tashmë thotë se ka bashkëpunime të vogla mes kineastëve të të dyja vendeve, pavarësisht marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Unë mendoj se ne tashmë bashkëpunojmë në fusha të ndryshme të artit. Edhe në film, nganjëherë angazhojmë staf teknik nga Serbia. Unë besoj se bashkëprodhimi mes dy vendeve mund të arrihet teorikisht, por në praktikë kjo është shumë e vështirë, sepse filmi është një formë shumë e shtrenjtë dhe më pak fitimprurëse, e cila kërkon mbështetje nga shteti”.

Të gjitha lajmet rreth Blerta Zeqirit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Blerta Zeqirit

“Le të themi se në mesin e prioriteteve të qeverive tona ende nuk ka bashkëpunim në këtë çështje, kështu që mund të them se bashkëprodhimi privat është i mundur, por vështirë për t’u arritur për shkak të kostove”, pohoi ndër të tjerash Zeqiri.

Kjo e fundit foli edhe për mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy popujve edhe pse është e vështirë.

“E shoh këtë si një situatë shumë absurde, sepse të gjithë, njerëzit, duhet të bashkohen për ndryshimin e klimës dhe urisë në botë në mënyrë që të krijojmë një botë më të mirë për fëmijët tanë. Megjithatë, ne nuk jemi ende në gjendje ta shohim këtë. Ndërkohë, besoj se Serbia, domethënë qeveria e saj, duhet të pranojë pavarësinë, të njohë gjenocidin që ka ndodhur këtu dhe të pushojë së marri më shumë me Kosovën”.

“Pa këtë, është e pamundur normalizimi i situatës. Është sikur të kishit një prind të dhunshëm që ju shkatërron fizikisht dhe mentalisht dhe sapo ta keni lënë këtë përvojë traumatike, nuk mund të normalizohen gjërat nëse prindi nuk dëshiron të rrëfejë mëkatet dhe dëshiron të të mbajë nën kontroll. Ju thjesht nuk doni që dikush të jetë toksik në jetën tuaj”, pohoi ajo.

Kreshnik Berisha, AJ Rei Perrine, Blerta Zeqiri dhe Blerim Gjoci (Foto by Gareth Cattermole/Getty Images for Sundance/AEG Europe/Guliver)

Ndryshe, 40-vjeçarja është regjisore dhe skenariste e vlerësuar me çmime të ndryshme. Ajo ka punuar në një numër të madh të filmave të shkurtër dhe artistikë, të cilët kanë marrë pjesë në shumë Festivale Ndërkombëtare, si: Sundance Film Festival, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Oberhausen, Bradford Film Festival. /Telegrafi/