LAJMI I FUNDIT:

Blerje votash jo vetëm në Kosovë: “Më dhanë 50 euro për të zgjedhur kandidatin e Forca Italia”

Blerje votash jo vetëm në Kosovë: “Më dhanë 50 euro për të zgjedhur kandidatin e Forca Italia”

Blerja e pëlqimeve, në zgjedhjet e fundit rajonale të Sicilisë, është objekt i një shërbimi që transmetohet sonte në “Le Iene” në Italia uno.

Jo vetëm në vende si Shqipëria e Kosova ndodhin këto gjëra, por edhe në një vend të zhvilluar si Italia, ku vota mund të shitet edhe për 50 euro.

I dërguari Ismaele La Vardera, regjisori i cili në pranverë kandidoi për kryetar të bashkisë së Palermos, duke regjistruar fshehurazi bisedat me udhëheqësit e qendrës së djathtë, ka marrë dëshminë e një gruaje, të cilës i është ofruar nga një ndërmjetëse një shumë parash (50 euro) në këmbim të votës për kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro, aktualisht këshilltar në komunën e Acireales.


Gruaja që raportoi paligjshmërinë, ditën tjetër pas votimit, shkoi me një kamerë të fshehur të tërhiqte paratë në vendin e treguar më parë nga ndërmjetësja: dhe ka marrë vërtet kuotën e rënë dakord.

Në emision shfaqet gjithashtu një listë votuesish të tjerë të cilëve iu janë ofruar para në këmbim të preferencës për kandidatin e Forca Italia.

Castro, të cilit i është treguar më pas videoja, pretendon se nuk ka dijeni për shitje-blerje votash në favor të tij.

Një rast që kujton atë të deputetit Futura Sicilia, Edy Tamajo, për të cilin por heton prokuroria e Palermos. /bw/