LAJMI I FUNDIT:

Blerja e teksteve shkollore nga prindërit – Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Blerja e teksteve shkollore nga prindërit – Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Çështja e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore këtë vit ka ngjallur reagime të shumta, pas vendimit të MASHTI-t që mjetet për blerjen e teksteve tu barten në llogaritë e prindërve.

E shkak i gjendjes së krijuar si rrjedhojë e këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që sot të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar pikërisht për këtë problematikë, shkruan Telegrafi.


Kështu është bërë e ditur në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.

“Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024”, thuhet në njoftim.

Seanca pritet të nis në orën 12:00. Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Eliza Hoxha, kishte deklaruar se anëtarët e komisionit për arsim, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës kanë iniciuar këtë seancë të jashtëzakonshme.

MASHTI jep detaje për subvencionimin e teksteve shkollore: Ka mbaruar ekzekutimi i parave për ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht
Lexo po ashtu MASHTI jep detaje për subvencionimin e teksteve shkollore: Ka mbaruar ekzekutimi i parave për ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht

Derisa ka kritikuar qeverinë, ajo ka thënë se “Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe t’i kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”.

Kujtojmë se çështjen e blerjes së teksteve shkollore e ka kritikuar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar që të gjendet një mënyrë më efektive.

“Si prind natyrisht se angazhohemi në tërë procesin e edukimit të fëmijëve, kështu që edhe kjo nuk është se ka marrë shumë kohë. E kuptoj se ka qenë proces më i komplikuar sepse për shumicën dërrmuese të prindërve deri më tani furnizimi me libra është bërë në ditën e parë të shkollës, pra kur fëmijët tanë kanë shkuar në shkollë librat kanë qenë aty. Tani është një proces ndryshe, por e rëndësishme është që fëmijët të mos mbesin pa libra”, deklaroi ditë më parë Osmani.

Sa i përket pagesës për furnizim me tekste shkollore, MASHTI ka njoftuar se për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht në ora 16:00, ekzekutimi i mjeteve ka përfunduar të enjten.

Fillimisht janë ekzekutuar 30 euro për materiale mësimore e më pas 50 euro për tekste shkollore. Ndërkaq të shtunën ka vazhduar ekzekutimi i mjeteve për ata që kanë aplikuar pas datës 29 gusht.

Numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është 133.500. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori