Stilistja e njohur nga Kosova, Blerina Kllokoqi – Rugova, ka votuar sot (e diel) në zgjedhjet lokale që janë mbajtur në Shqipëri.

Ajo dhe familja Rugova votuan në Tiranë, si përfitues të pasaportës shqiptare të cilën e morën në posedim vitin e kaluar.


Nusja e presidentit historik Ibrahim Rugova, publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke treguar lumturinë e saj në mundësinë për të votuar për herë të parë në Shqipëri.

346914670 1390559885009731 5080655596593003714 n

“Vota ime e parë si shtetase e Republikës së Shqipërisë. Suksese”, shkroi stilistja Kllokoqi – Rugova në mbishkrimin e fotografive.

Blerina përndryshe është bashkëshortja e djalit të madh të Ibragim Rugovës, Mendimit.

346899321 952769409259165 2110593629967367884 n

Ndërkohë edhe motra e saj, Blerta, është e martuar me djalin e dytë të familjes, Ukë Rugovën. /Telegrafi/

fam