Në kompeticionin e organizuar në Antalia të Turqisë ku morën pjesë 24 shtete, Blerina Gashi nga klubi i xhudos “Trepça” ka fituar medaljen e bronztë.

Në Kupën Europiane për Kadet në Antalia kanë marrë pjesë 448 xhudistë, shkruan Telegrafi.


Nën udhëheqjen e trajnerit Blenard Begu, Gashi ka mposhtur xhudistët Abdukadyrova dhe Sakhabadin, ndërsa në luftën për të bronztën mposhti Abdullayeva nga Azerbajxhani.

“Blerina dhe klubi i xhudos 'Trepça' e kanë bërë krenar jo vetëm Mitrovicën, por tërë Kosovën. Urime për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe përpara me shumë fitore të tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/