LAJMI I FUNDIT:

Blerim Sejdiu: Kryeministri teknik nënçmoi nëpunësit

Blerim Sejdiu: Kryeministri teknik nënçmoi nëpunësit

Në një konferencë për media, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa ka akuzuar kryeministrin teknik për mungesën e menaxhimit në institucionet shtetërore, duke e paraqitur atë si person që kapadahi në Parlament, në qeveri, dhe në policinë e Tetovës.

“Kryeministri Teknik, dje erdhi në vizitë në policinë e Tetovës, gjoja se për të inspektuar procedurat e nxjerrjes së dokumenteve personale. Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë.


Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku “shefa” janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar. Talati dje, revoltën e dështimit të tij dhe partisë së tij e nxorri tek nëpunësit shtetëror, duke harruar se ata instucione udhëhiqen nga shefat e BDI-së. Talat, problemi i institucioneve nuk zgjidhet me emocione e bërtitma, por me zgjidhje ligjore dhe menaxheriale, por pasi që u paraqite ashtu, atëherë duhej që të shkosh të hapësh zyrat e shefave e funksionarëve që keni vënduar ju mbi ata nëpunës, e ti shkarkosh menjëherë nga dita e nesërme, bashkë me veten tënde”, tha Sejdiu.

Xhaferi qorton të punësuarit në SPB Tetovë: Ku e ke vendin e punës, duhet t’u shërbeni qytetarëve
Lexo po ashtu Xhaferi qorton të punësuarit në SPB Tetovë: Ku e ke vendin e punës, duhet t’u shërbeni qytetarëve

Po ashtu, Sejdiu kritikoi faktin që Tetova dhe rrethina vetëm kanë një zyrë për nxjerrjen e dokumentave personale për mbi 200,000 banorë, duke e bërë atë një vizitë skandaloze. Ai tha se populli do të japë përgjigje në zgjedhjet e ardhshme duke kërkuar llogari për dështimin e kryeministrit teknik dhe partisë së tij.

Në fund, Sejdiu shtoi se kryeministri teknik për shkelje ligjore pasi paraqitej në institucionet shtetërore pa paralajmërim dhe duke fute kamera, duke e cilësuar këtë si keqpërdorim të të dhënave personale të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori