Një nga momentet më pikante të “Xing me Ermalin”, është momenti kur Kejvina vjen dhe bën atë pyetjen me spec që e bën të ftuarin të skuqet apo të vihet në siklet.

Këtë radhë Kejvina përballë aktorit Blerim Destani kishte një kërkesë dhe jo një pyetje.


k

Ajo i kërkoi Blerimit të hiqte bluzën pasi shoqet e saj i ishin lutur.

“Shoqet e mia kur morën vesh që do jesh tek Xingu më janë lutur që të të them të heqësh bluzën dhe të tregosh muskujt”, i tha Kejvina Blerimit.

Mirëpo aktori e refuzoi kërkesën e saj duke i thënë: “Ah këtë s’e bëj dot. Kërkoj ndjesë”, tha Destani.

Ndryshe, aktorin do ta shohim në projekte të reja filmike gjatë vitit të ardhshëm. /xing/telegrafi/

o