Bleona Qereti ka paralajmëruar adhuruesit e saj për projekte të reja.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka publikuar një këngë të re dhe tash ajo duket se po bën gati risitë në karrierën e saj.


bleona 3 2 2018 18 59 1 68 e1517680758669

Bleona ka shkruar në profilin e saj në Instagram se po vjen një gjë e bukur për adhurueist e saj, kurse ka etiketuar edhe adhuruesit e saj që ajo i quan "bleonaires".

"Qëndroni të kyçur, gjëra të mira po vijnë", u shpreh Bleona në rrjetin social Instagram.

bleona 1

Bleona konsiderohet me të drejtë një nga femrat më seksi shqiptare.

Këngëtarja së fundmi mori pjesë në Grammy Awards.

bleona 25008057 1531279750295017 2663158372408229888 n e1512766724419

Bukuroshja vazhdon të jetë pa të dashur në mesin e spekulimeve për lidhje të tjera të pakonfirmuara. /Telegrafi/