Blendi Memaj ishte i ftuari i radhës në “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështete nga Golden Eagle dhe Air Munich.

Ish-futbollisti ka rrëfyer shumë gjëra interesante rreth karrierës së tij, ndër to edhe si ishte bashkëlojtar me Quaresman, Gutin dhe Taliscan.


“Ka pasur prej atyre që kanë qenë modest, ka prej atyre që kanë arrit shumë shpejtë tek paraja”, rrëfen Memaj në “Arena e Yjeve”.

“Vetë profili i futbollistit është vështirë i menaxhueshëm, pasi herët vijnë tek paraja, mendojnë që bota është e tyre dhe e krijojnë njëfarë ego që është e papërshkrueshme”.

“Ka pasur prej tyre që na kanë afrua, na kanë trajtua si të ishim fëmijët e tyre. Na kanë nxjerrë në dreka dhe darka, por ka pasur edhe prej atyre siç është rasti me Quresman...”, vazhdon rrëfimin ish-futbollisti.

Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës. /Telegrafi/

telegrafi sport app