LAJMI I FUNDIT:

Bledi Shkëmbi thotë se Ballkani u ndëshkua nga auto-goli, por do të luftojnë deri në fund për titull

Bledi Shkëmbi thotë se Ballkani u ndëshkua nga auto-goli, por do të luftojnë deri në fund për titull

Ballkani pësoi humbje 1-0 në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Strategu i skuadrës nga Theranda, Bledi Shkëmbi ka thënë se ata nuk ishin në elementin e tyre dhe pësuan disfatë për fat të keq nga një auto-gol e realizuar nga Armend Thaqi në pjesë të parë.

“Ndikoi autogoli, por deri në ato minuta as ne nuk bënim diçka të mirë edhe për meritë të kundërshtarit. Nuk arritëm të dilnim të bënim atë lojë që jemi mësuar ta bëjmë”, ka deklaruar ai pas ndeshjes për Art Sport.


Ramadani tregon se si arriti të mposhtë Ballkanin në Therandë
Lexo po ashtu Ramadani tregon se si arriti të mposhtë Ballkanin në Therandë

“Mendoj se Ballkani do të jetë deri në fund në luftë me këto dy ekipe. Është bërë garë shumë interesante mes këtyre tri ekipeve”.

“Ka edhe shumë pikë në lojë dhe mendoj se do të jetë interesant”, ka deklaruar Shkëmbi.

Pas javës së 27-të, Drita është lider i vetëm në tabelë, me 58 pikë, tre më pak ka Ballkani, derisa Prishtina ka ngushtuar diferencën me këta të fundit me vetëm një pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Agjenti Jorge Mendes po punon për transferimin e yllit portugez tek Milani

Serie A
Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Rio Ferdinand i sugjeron Man Utd transferimin e top sulmuesit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Premier League
Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve

Arsenali mund të bëhet me sulmues të ri në ditën e fundit të transferimeve

Premier League
Neymar e ka të qartë se ku do të luaj pas aventurës te Santosi

Neymar e ka të qartë se ku do të luaj pas aventurës te Santosi

La Liga
Kalo në kategori