LAJMI I FUNDIT:

Blakaj: Deliq ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Millosheviqit

Blakaj: Deliq ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në rastin e Millosheviqit
Foto: Arkiv

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë se nënkryetari i Kuevndit të Serbisë, Bozhidar Deliq, përveë se ka komanduar Brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në rastin kundër Slobodan Milosheviqit.

“Bozhidar Deliq, ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në rastin kundër Millosheviqit, e pastaj edhe Shainoviqit e të tjerëve”, ka thënë ai.

Tutje Blakaj ka treguar edhe për një rast që është spekuluar ndaj tij në Serbi.

“Është spekuluar shumë dhe ka pasë rast që është kritikuar në Serbi, sepse si duket ishte ftuar si dëshmitar i prokurorisë në rastin kundër Ramush Haradinajt, por që kishe refuzuar që të jetë dëshmitar në këtë proces gjyqësor, e nuk dihet se për çfarë arsye”, tha ai për Klan Kosova.

Bozhidar Deliq që ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë, zgjidhet nënkryetar i Parlamentit të Serbisë
Lexo po ashtu Bozhidar Deliq që ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë, zgjidhet nënkryetar i Parlamentit të Serbisë

“Brigada e tij ka qenë përgjegjëse në vrasjen masive ku së paku 42 persona ishin vrarë nga pjesëtarë të kësaj brigade, në fshatin Tërrne më 25 mars të vitit 1999. Prova direkte nuk është që ka pasë, por ka qenë e qartë edhe nga dëshmitë e dy dëshmitarëve të mbrojtur që kanë qenë pjesëtarë të këtij njësiti në procesin gjyqësor kundër Millosheviqit, është zbuluar se Deliç kishte dhënë urdhër që pjesëtarë të kësaj brigade ta granatojnë fshatin dhe pastaj të futen në të”, tha Blakaj.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliqit si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Bozhidar Deliq, që komandoi në brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur si një nga shtatë nënkryetarët e rinj të Parlamentit të Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori