Black Friday po afron në librarinë Dukagjini

Më 28 nëntor, Libraria Dukagjini rikthen një nga ngjarjet më të mëdha të vitit për të gjithë dashamirët e librit dhe produkteve kreative: Black Friday.
Kjo ditë e shumëpritur sjell zbritje të rëndësishme për çdo blerës, duke e bërë momentin ideal për të shtuar libra të rinj në raft, për të zgjedhur dhurata ose për të përfituar nga aksesorët e shumtë që ofron libraria.
Të gjithë artikujt librat dhe aksesorët do të kenë 25% ulje, ndërsa tituj të përzgjedhur do të jenë të disponueshëmme zbritje deri në 50%.

Këto ulje vlejnë ekskluzivisht në ditën e Black Friday, pra vetëm më 28 nëntor, dhe janë të aplikueshme si për blerjet fizike, ashtu edhe për ato online. Pavarësisht nëse preferoni të kërkonimes rafteve të librarisë apo të blini nga komoditeti i shtëpisë, zbritjet janë të aksesueshme për të gjithë.

Black Friday në Librarinë Dukagjini do të zhvillohet në të gjitha pikat e saj:
-Dukagjini në Qendër të Prishtinës,
-Dukagjini në Prishtina Mall, dhe
-Dukagjini në Pejë, përballë Hotel Dukagjinit.
Çdo vizitor në këto lokacione do të gjejë të njëjtat oferta dhe të njëjtën atmosferë festive të dedikuar për lexuesit.

Mos e humbisni këtë mundësi unike për të përfituar nga zbritjet më të mëdha të vitit.
Ju mirëpresim në një ditë të mbushur me ofertë, zgjedhje të bollshme dhe entuziazëm për librin!


















































