Nga mungesa e ideve dhe kreativitetit në Kosovë janë krijuar biznese me veprimtari të ngjashme, duke krijuar konkurrencë të panevojshme mes njëri tjetrit, duke shkaktuar më pas probleme të ekzistimit të një biznesi, thonë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të fushës së ekonomisë.
Ata thonë se në Kosovë ka shumë biznese të një veprimtarie, derisa mungojnë biznese të veprimtarive tjera.
Sipas të dhënave zyrtare, veprimtaritë ekonomike që në Kosovë nuk janë në numër më të madh janë ato prodhuese, derisa tregtia mbetet veprimtaria më dominuese.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në mungesë të një strategjie kombëtare për të orientuar investimet, në Kosovë mund të ketë një sektor tepër të zhvilluar, kurse sektorët tjerë t’i mungojnë tregut.
“Një trend negativ i kopjimit të bizneseve ka të bëjë me hapjen e qendrave tregtare, marketeve të ndryshme. Në secilën lagje në Kosovë ne kemi shumë markete, dyqane të një lloji, kurse mungojnë të tjerët dhe kjo është e panevojshme në shoqërinë kosovare. Dhe në fund, shumica nga to përfundojnë të falimentuara”, thotë Shahini.
Kopjimi i ideve për biznes edhe sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Naim Gashi, ka bërë që disa biznese të jenë të paqëndrueshme.
“Dukuria e kopjimit të bizneseve është relativisht e përhapur në Kosovë. Viteve të kaluara kanë qenë në trend ndërtimi i pishinave, më pastaj pompat e benzinave, dukuri e cila vazhdon, por edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme jashtëzakonisht kopjojnë.”
“Shkaktar i kësaj është mungesa e ideve për të bërë biznes, pasi që zakonisht ata që kanë ide nuk kanë para, ndërsa ata që kanë para nuk kanë ide. Gjithkund në botë, ata që kanë ide dhe nuk kanë para dhe ata që kanë para por nuk kanë ide bashkohen dhe krijojnë biznese që mungojnë në treg dhe në këtë mënyrë mbijetojnë në treg”, thekson Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Prodhuesit kosovarë, para se të futen në biznes, sugjeron Gashi, do të duhej t’i marrin statistikat e Doganave të Kosovës dhe të shikojnë se cili mall po importohet në Kosovë dhe cilat shërbime po blihen dhe të provojnë ta plotësojnë tregun me mallrat që vijnë nga jashtë.
“Institucionet akademike dhe shkencore në Kosovë duhet të japin kontributin më të madh nëpërmes dhënies së ideve, projekteve zhvillimore, ku duhet të orientojnë bizneset në cilët sektorë ata mund të futen dhe në cilin sektor nuk kanë leverdi ekonomike”.
“Investimet e gabuara janë të dëmshme, si për investitorin ashtu edhe për tregun, pasi që krijojnë një konkurrencë jo lojale, për arsye se ngopja e tregut me mallra dhe shërbime shkakton rënien e çmimit dhe rënia e çmimit e ul çmimin nën çmimin e kostos dhe në atë mënyrë prodhuesit punojnë me humbje”, thotë Gashi,
Ndërkohë, përfaqësuesi i bizneseve, Agim Shahini, konsideron se qeveritë lokale duhet të krijojnë një strategji, e cila jep mundësi sektorëve të ndryshëm. Po ashtu, shton ai, duhet të bëhen studime të fizibilitetit, si dhe të studiohen planet biznesore.
“Nëse nuk bëhen këto strategji, shteti mund edhe të humb, pasi krijohet konkurrencë e pa nevojshme, konkurrencë e pa drejtë dhe këtu tentohet që të fshihet tatimi për të qëndruar në treg. Besoj se këtu duhet të analizohet mirë dhe këtu duhet të jepet mundësia vetëm për aty ku ka nevojë të hapet”, thotë ai.
Numri i falimentimit të bizneseve në Kosovë konsiderohet të jetë i madh. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, nga janari i këtij viti e deri më tani, janë mbyllur mbi 2,200 biznese. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit