LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e vogla në kryeqytet kërkojnë t’u lejohet përdorimi i hapësirave publike

Bizneset e vogla në kryeqytet kërkojnë t’u lejohet përdorimi i hapësirave publike

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve disa përfaqësues të bizneseve të vogla në kryeqytet sot kanë protestuar para objektit të komunës së Prishtinës për lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Neglizhenca juaj detyrim për migrim ndaj neve”, “Stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla” dhe “A ka drejtësi në këtë vend”.


Përfaqësuesi i Shoqatës së Bizneseve të Vogla në Prishtinë, Sadudin Hasani tha se tash e 1 vit e gjysmë kanë bërë kërkesë që komuna t’u lejoj vendosjen e frigoriferëve, por një gjë e tillë siç u shpreh ai nuk ka ndodhur.

Hasani tha se largimi i frigoriferëve tek kioskat i ka dëmtuar shumë këto biznese.

“Qëllimi i protestës është për kushte më të mira në punë. Ne më herët kemi pas frigoriferët dhe na i ka largua komuna ku na ka udhëzua me bërë kërkesë për leje, kemi bërë kërkesë për leje, por nuk na ka pajisur dhe as nuk na ka lejuar me i vendosur neve si kioska, ndërsa bizneset tjera. Na ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë duke e ditur se biznesi kryesor gjatë verës janë pijet nuk kemi pas diçka të kundërligjshme. Ne luftë me komunën nuk mund të bëjmë, e jona është me bërë protestë paqësore me qellim që më i thirrur këta mendjen dhe me bë një analizë dhe me pa që janë gabim”, tha Hasani.

Po ashtu, ai u shpreh se ndonëse kishin një pajtim me drejtorin e Inspektoratit për vendosje të frigoriferëve, ata përsëri janë gjobitur.

Ai teksa paralajmëroi protesta të tjera, shprehu kërkesën karshi Komunës së Prishtinës për dhënien e lejeve për kioskat dhe lejimin e 2 deri 4 frigoriferëve.

“Kërkesat tona janë që komuna të na i vazhdojë lejet e kioskave dhe që komuna të na pajisë nëse merr kohë kjo çështja e lejeve të kioskave së paku të na lejon t’i kemi nga 2 apo 4 frigoriferë. Ne i kemi bërë kërkesat në komunën e Prishtinës nëse një biznesi të madh apo të mesëm i lejohet me i shfrytëzua 200 metra katror si nuk po gjendet mundësia që neve bizneseve të vogla me na u lejua 10 metra katror, kjo është ajo që ne kërkojmë drejtësi në këtë vend”, tha ai.

Nënkryetari i kësaj shoqate, Enver Gashi tha se me largimin e frigoriferëve për 60 për qind është zvogëluar qarkullimi i biznesit të tyre.

Ai tha se kjo situatë ka ndikuar edhe në gjendjen shëndetësore të shumë kolegëve të tyre.

“Kam dal më së shumti për t’i mbrojtur rininë mos të dalin jashtë dhe nëse nuk na mundësojnë të punojmë edhe t’i mbajmë fëmijët brenda le të vijnë sot le t’i marrin dhe t’i largojnë nuk është problem. Tre prej shokëve tanë i kemi në spital që 40 vjet kanë punuar me këtë profesion. Prej traumave e ngarkesave të mëdha krejt kanë kredi e obligime asnjë nuk mund t’i siguroj paratë”, tha Gashi.

Sot edhe në Kosovë po shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Po në këtë ditë krahas kësaj protestë është paraparë edhe një protestë tjetër e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës të cilët po kërkojnë rritje pagash. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kalo në kategori