LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e Pallatit të Rinisë me probleme të mëdha

Bizneset e Pallatit të Rinisë me probleme të mëdha

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Pallatit të Rinisë Ilir Dugolli, kanë biseduar lidhur me problemet e bizneseve të Pallatit të Rinisë, me theks të veçantë afati i shkurtë i kontratave të qirasë me bizneset, kushtet infrastrukturore dhe keq menaxhimi i deritanishëm nga AKP-ja.

Sipas njoftimit për media, kryetari i Bordit të OAK-së Skënder Krasniqi adresoi probleme të identifikuara nga OAK gjatë takimeve me bizneset e Pallatit të Rinisë, ndër të cilat janë kontratat afat shkurtër të qirasë, duke i pamundësuar investimet nga ana e bizneseve, menaxhimi jo i mirë i deritashëm, mungesa e sigurimit, ishin disa nga çështjet që preokupojnë më shumë këto biznese.


“Bizneset e Pallatit të Rinisë i janë bashkuar OAK-së me qëllim që bashkërisht të kontribuojnë në përmirësimin e sfidave me të cilat po përballen, andaj tash e tutje OAK do të jetë përfaqësues zyrtar i këtyre bizneseve tek institucionet”, ka thënë Krasniqi.

Në njoftim thuhet se të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve, të cilat kishin rastin që të adresojnë shqetësimet e tyre.
Shkelzen Domi, pronar i biznesit Gently, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe menaxhmentit të Pallatit të Rinisë është shumë i rëndësishëm dhe se pret që të konsiderojnë njëri – tjetrin partner.

“Problemi kryesor me të cilin po përballen bizneset e Pallatit të Rinisë janë kontratat e qirasë me afat shumë të limituar, duke theksuar që ndërmarrja e hapave për ndryshim është e domosdoshme, pasi një gjë e tillë po e bënë të pamundur investimin nga ana e bizneseve për shkak të pasigurisë që ata kanë”, ka thënë ai.

Drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli përgëzoi OAK-në për lobimin e zgjidhjes së problemeve në mënyra zyrtare, duke shtuar që edhe përfaqësuesit e Pallatit të Rinisë janë të interesuar për bashkëpunim.

“Problemet e Pallatit të Rinisë janë të trashëguara nga AKP-ja dhe shpresojnë që në një periudhë të shkurtë kohore të bëhet përmirësimi i situatës ekzistuese”, theksoi ai.

Ndërsa anëtari i bordit Hyzni Zogaj theksoi se Pallati ka qenë një nga pikat më atraktive në qytet dhe sipas tij i tillë do të vazhdoj. Për këtë arsye ai tha se Oda e Afarizmit të Kosovës po vazhdon të lobojë në eliminimin e problemeve të tyre.

Të dyja palët u dakorduan për një takim të radhës të përbashkët me Bordin e Pallatit të Rinisë, me qëllim të bashkëpunimit në përmirësim të situatës ekzistuese./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori