Bizneset e mëdha “hanë“ të voglat

Trendi i shuarjes së bizneseve vitin që lëmë pas në Kosovë, ka qenë në parametra krejtësisht pozitiv duke marrë parasysh rritjen e numrit të bizneseve të regjistruara, thonë zyrtarë të qeverisë.
Por, ekspertë për çështje ekonomike thonë se mjedisi i pafavorshëm i të bërit biznes, ka bërë që bizneset të shuhen.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, (ARBK), agjenci kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thuhet se shuarja e bizneseve është 22 për qind në raport më bizneset e regjistruara.
Kryeshefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Gazmend Mejzini, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se gjatë vitit 2016, janë regjistruar mbi 10 mijë e 500 biznese përderisa janë shuar 2379.
“Ky fenomen është normal, është fenomen i natyrshëm. Ndërmarrësit, gjithkund në botë ushtrojnë aktivitete të ndryshme ekonomike dhe sigurisht se gjatë ushtrimeve të këtyre aktiviteteve ekonomike ndërmarrin edhe rreziqe afariste”, ka thënë Mejzini.
Të dhënat statistikore, thotë Mejzini, argumentojnë se niveli i shuarjes së bizneseve në vendet e rajonit dhe në shumë shtete tjera qoftë në tranzicion apo të zhvilluara, është më i lartë se sa në Kosovë.
Në shtetet evropiane, thotë ai, norma krahasuese e bizneseve të shuara karshi atyre të regjistruara është mbi 30 për qind.
Të dhënat zyrtare për disa shtete nga raporti i fundit zyrtar: “The International Business Registers Report 2016” për vitin 2015, të përgatitur nga Forumi Evropian i Regjistrit te Bizneseve (European Commerce Registry Forum – ECRF) dërguar nga AKRB.
Edhe ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë fenomen normal shuarjen e bizneseve, por sipas tyre në Kosovë, ky trend ndodh për shkak të konkurrencës joligjore.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Milazim Abazi, ka thënë se një ndër arsyet e shuarjes së bizneseve, kryesisht të vogla, janë bizneset e mëdha – të cilat janë të lidhura më politikën dhe kanë kapital të madh në qarkullim. “Në Kosovë mund të jenë të suksesshëm në veprimtari të ndryshme, vetëm në bazë të nepotizmit dhe korrupsionit. Këto dukuri ndikojnë edhe në sektorin e shërbimeve. Bizneset që nuk kanë lidhje të tilla janë të detyruara të shuhen“, tha Abazi.
Mejzini, ndërkaq thotë se të gjitha bizneset janë shuar në mënyrë vullnetare dhe nuk kanë falimentuar. “Kryesisht shuarja tek ne konsiderohet shuarje vullnetare, kështu që ne nuk i pyesim për arsye, arsyet mund të jenë të ndryshme. Por, duhet ta bëjë të qartë se nuk ka lidhje me falimentim. Kjo është shuarje vullnetare dhe nuk ndodh për arsye se biznesi ka falimentuar. Por, vetëm se ka aplikuar për të shuar në mënyrë vullnetare biznesin”, thotë Mejzini.
Ndryshe, ndër vite, trendi i shuarjes dhe regjistrimit të bizneseve të reja ka shënuar rritje. Disa ekspertë të ekonomisë, kanë vlerësuar se bizneset që shuhen, janë kryesisht biznese të vogla, të cilat nuk mund t’i rezistojnë konkurrencës që ekziston në tregun e Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?