LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin stabilizohet

Bitcoin stabilizohet

Sesioni i sotëm tregtar duket se ka qenë një frymëmarrje për investitorët e shumtë dhe për ata që kanë vënë bast te Bitcoin. Pasi humbi një të katërtën e vlerës, në vetëm 24 orë, monedha virtuale numër një në botë ka ndalur rënien, duke u regjistruar në një rritje prej 1% gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.

Në tregje gjatë së martës kishte vetëm një moto: shitja e Bitcoin dhe të gjithë derivateve të monedhës virtuale. I gjithë sesioni tregtar u mbyll me 26 për qind humbje, duke bërë që kriptovaluta të prekë nivelin e 10,700 dollarëve për njësi, raportojnë mediat e huaja .


E gjithë kjo çmenduri në tregje për të shitur Bitcoin, por edhe kriptovalutat e tjera është rrjedhojë e deklaratës së Koresë së Jugut se, po vlerëson të ndalojë tregtimin e tyre.

Më vonë gjatë ditës, lajme të tjera qarkulluan mbi mundësinë e Kinës që të kufizojë tregtimin e valutave virtuale. Kjo i dha goditjen përfundimtare. Në fokus të autoriteteve kineze mësohet se do të jenë platformat online të tregtimit të tyre dhe aplikacionet për telefonat celular që ofrojnë shkëmbim të kriptovalutave. /Telegrafi/