LAJMI I FUNDIT:

Bislomovski: Uljen e TVSH-së te rryma e propozuan që nga viti i kaluar

Bislomovski: Uljen e TVSH-së te rryma e propozuan që nga viti i kaluar

Kryetari i Komisioni Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski thotë se uljen e TVSH-së te rryma elektrike është propozuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë qysh para një vit, si mundësi që të mbrohen ambiseritë nga procesi i liberalizimi të tregut të energjisë elektrike.

“Ekipet tona të cilët bëjnë analiza gjithëpërfshirëse në koordinim me Bashkësinë Energjetike, vlerësuan para një viti se është e domosdoshme të merren vendime sistematike, që përveç uljes së TVSH-së, të përfshijnë edhe zgjerim dhe përforcim në mbështetjen e kategorive të rrezikuara në pagesën e faturave të rrymës dhe energji të nxehtë”, tha Bislimovski.

Ai paralajmëroi se KRRE do të vazhdojë t’i afirmojmë edhe propozimet tjera që kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.


“Në vijim janë përllogaritjet për çmimin e rrymës në pjesën tonë ku ne ndikojmë me 38% të çmimit përfundimtar. E vërtetoj se nuk do të pranohet atë që e kërkojnë kompanitë”, tha Bislimovski.

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e djeshme qeveritare mori vendim ku TVSH-ja për rrymën elektrike të amvisërive duhet të ulet nga 18 në 5% nga korriku i vitit 2021 deri në 30 qershor 2022, ndërsa për periudhën nga 1 korriku i vitit 2022 deri më 30 qershor 2023 TVSH-ja të jetë 10% dhe më pas nga 1 korrik 2023 sërish të rikthehet TVSH-ja prej 18%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori