LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Nga 1 janari do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike

Bislimovski: Nga 1 janari do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike

Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari ulet për 5.16 për qind për bllokun e parë, për bllokun e dytë dhe tarifa e lirë mbetet e njëjtë, për bllokun e tretë rritet për 2.88 dhe për bllokun e katërt për 1.86 për qind, njoftoi kryetari i kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë, siç theksoi Bislimoski, u mundësua vendosja e tarifës për qasje në rrjet prej 200 denarë në muaj. Në të kundërtën, në bllokun e parë do të kishte rritje për 3.4 për qind, në të dytin për 8.62, në të tretin me 9.46 dhe në bllokun e katërt me 4.92, ndërsa tarifa e lirë do të ishte rritur për 15.42 për qind.


Gjithashtu, siç tha ai, kanë bërë të mundur uljen e tarifës së rrjetit me gati 23 për qind.

“Me konceptin e ri, qasje në rrjet, është bërë ndarja e drejtë e kostos së rrjetit ndërmjet përdoruesve të rregullt dhe atyre konsumatorëve që herë pas here i shfrytëzojnë objektet”, tha Bislimoski, duke theksuar se vendimi ka për qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori