LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Nëse nuk ka gaz natyror në vend do të ballafaqoheshin me probleme serioz

Bislimovski: Nëse nuk ka gaz natyror në vend do të ballafaqoheshin me probleme serioz

“Këto janë situata të paprecedentë ku askush nuk mund të parashikojë asgjë, por kurrë nuk ka pasur një ndryshim kaq drastik në bursa si tani dhe mbetet të shpresojmë që kjo krizë të marrë fund dhe të kemi stabilitet dhe çmime të parashikueshme të energjisë”, tha për “Makfax” kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Nëse nuk ka gaz natyror në vend, Bislimovski thotë se atëherë do të ballafaqoheshin me problem serioz, sidomos gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Në një rast të tillë, vlerëson Bislimovski, ngrohja në Shkup mund të bëhet vetëm me naftë dhe do të ketë ndotje të madhe në qytet.

“Është reale që në Maqedoni nuk ka pasur problem në furnizimin me derivate të naftës dhe ka funksionuar. I bëj thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen spekulimeve sepse nuk kemi pritur dhe nuk presim të kemi ndonjë problem të veçantë për derivatet e naftës. Por kriza më ka mësuar mua personalisht – kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë, nuk priten probleme në fushën e derivateve të naftës”, siguron Bislimovski./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori