LAJMI I FUNDIT:

Bislimoski: NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” gënjen se nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të ujit

Bislimoski: NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” gënjen se nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të ujit

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” gënjen se nuk ka kërkuar rritje të çmimit të ujit, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reagimi i Bislimovskit vjen pasi më herët ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” përmes një deklarate ka mohuar se ka kërkuar shtrenjtimin e shërbimeve të ujit.

Bislimoski për “SDK” thotë se më 11 nëntor NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” ka paraqitur kërkesë për përcaktimin e tarifës për shërbimin e ujit, të nënshkruar nga u.d. drejtori Marjan Mitovski, ndërsa KRRE posedon dokumentet që e vërtetojnë të njëjtën gjë.


“Ja cilat janë kërkesat që na kanë paraqitur për tarifat e reja për furnizimin me ujë, grumbullimin dhe largimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e ujërave të zeza. Vendimin e kemi marrë në seancën përgatitore në bazë të këtyre kërkesave. Nëse nuk duan që uji të shtrenjtohet siç thonë tani, le të tërheqin kërkesat. Por meqë ata nuk e dinë se çfarë duan dhe gënjejnë, ne nuk do të marrim vendim përfundimtar”, thotë Bislimoski.

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” kërkuan që rritja minimale të jetë 2,5 denarë për metër kub, e maksimumi 5,3 denarë, ndërsa KRRE në mbledhje miratoi rritje të çmimit minimal prej 0,76 denarë për metër kub, e maksimum 3,4 denarë./Telegrafi/

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”: Çmimi i ujit në Shkup nuk do të rritet
Lexo po ashtu NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”: Çmimi i ujit në Shkup nuk do të rritet

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori