Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë ka hezituar që t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me një kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në vendin tonë.
Ai ka shtuar se nga vendet e QUINT-it deri tash kanë pranuar vetëm propozime për modalitete brenda të cilave do të mund të mbaheshin këto zgjedhje.
“Sa i përket zgjedhjeve të Serbisë të datës 3 prill, ka pasur një vendim dhe ka ende një vendim të Qeverisë së Serbisë që këto zgjedhje të organizohen edhe në Kosovë, dhe ka pasur kërkesa nga vendet e QUIN-it dhe OSBE që të shihen modalitetet brenda të cilave mbajtja e këtyre zgjedhjeve të mundësohet. Qeveria e Kosovës ka qenë e gatshme dhe mbetet e gatshme që të asistojë Qeverinë e Serbisë në rast se ajo dëshiron që qytetarët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi, gjithnjë në harmoni përmes praktikave më të mira të vendeve të OSBE-së ose të BE-së, praktika këto që i kemi të përjetuar në rastin e zgjedhjeve që Bullgaria i ka mbajtur në disa vende të BE-së apo Rumania”, u shpreh Bislimi.
Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme, Bislimi shtoi se deri më sot kanë hasur në jo gatishmëri të palës serbe që ti ndjek këto praktika.
“Sipas tyre nevojitet që Qeveria e vendit që dëshiron t’i organizojë zgjedhjet t’i drejtohet me kërkesë qeverisë së vendit ku dëshiron t’i organizojë për zgjedhje dhe t’i lut për mbajtjen e tyre. Kjo nuk ka ndodhur. Qeveria e Serbisë ka hezituar ti drejtohet Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ka preferuar që kërkesën ta bëjë përmes zyrtarit ndërlidhës. Kërkesa i drejtohet institucionit vendimmarrës. Rrjedhimisht deri më tani ne jemi në pritje të kësaj kërkese nga Qeveria e Serbisë dhe ne pa një kërkesë të tillë ne nuk kemi substancë për vendimmarrje. Ka pasur propozime për formulime të mundshme, por s’ka pasur kërkesë nga Qeveria e Republikës së Serbisë”, u shpreh ai.
Bislimi komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha sot se Kosova ka refuzuar propozimin e vendeve të QUINT-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
“Mendoj që ka pak pasaktësi në konstatim. Ne nuk kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese, por kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim të institucioneve të Kosovës, është jo kushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën dhe për këtë ka pajtim dhe konsensus të përgjithshëm edhe brenda vendeve të QUINT-it që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë qenë kushtetuese deri më tani. Përpjekja e shteteve të QUINT-it ka qenë që të gjendet një modalitet i cili tejkalon atë shkelje kushtetuese që ka ndodhur përpara. Tash jemi me datë 22 mars dhe 3 prilli është pas 11 ditësh, dhe Qeveria e Kosovës nuk ka mundur ta trajtojë një kërkesë që nuk ka ardhur nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje