Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi njofton se deri më sot janë pranuar mbi 15 mijë aplikime nga ana e bizneseve dhe mbi 15 mijë të tjera nga ana e familjeve që janë pa të ardhura alternative për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Bislimi në një shkrim në Facebook, thotë se deri më tani për kompensim të pagës janë paraqitur mbi 62 mijë punëtorë, kurse punëtorë të rijnë janë mbi 4 mijë, përcjell Telegrafi.
Ai tregon se janë larguar 671 punëtorë, kurse kompensim do të marrin mbi 2,700 punëtorë që punojnë në markete dhe furra. Kurse, për kompensimin e gjysmës së qerasë kanë aplikuar rreth 3,800 qiramarrës.
Për sa i përket, kërkesës për pagesë shtesë prej 300 euro janë 23 mijë zyrtarë nga sektori i shëndetësisë, sigurisë dhe inspektimeve.
Njoftimi i plotë i Bislimit
Të nderuar qytetarë të Republikës:
Më lejoni që të ndaj me ju informatat lidhur me progresin e deritanishëm me aplikimet për masat e pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më specifikisht për aplikimet që përfshijnë kompensimin e punëtorëve (masa 1.3), punëmarrësit e rijnë (masa 1.14), punëmarrësit e e sektorit privat të ekspozuar (masa 1.7), punëmarrësit e larguar nga puna (masa 1.8); kompenzimin e qerasë (masa 1.3), pagesa shtesë për ekspozim në sektorin e shëndetësisë, sigurisë dhe inspektimi (masa 1.6) si dhe për mbështetje për familjet pa asnjë të ardhur alternative (masa 1.15).
Deri më sot në ora 11, që do të thotë për 11 ditë kemi pranuar mbi 15.000 aplikime nga ana e bizneseve dhe mbi 15.000 nga ana e familjeve pa të ardhura alternative.
Më saktësisht, nisur nga aplikimet e deritanishme kemi kërkesa për:
1. Kompensim të pagës në masën e 170 euro për gjithsej 62.550 punëtorë,
2. Kompensim të pagës për punëtorë të rijnë për gjithsej 4.092 punëtorë të regjistruar për herë të parë.
3. Kompensim për punëtorët e larguar nga puna për gjithsej 671 punëtorë
4. Kompensim për shtesën prej 100 euro për shitësit në markete, furra e barnatore për gjithsej 2.781 punëtorë
5. Kompensim për gjysmën e shumës së qerasë për gjithsej 3.779 qiramarrës.
6. Kemi pranuar 15,322 kërkesa për mbështetje familjare për ato amvisëri që momentalisht nuk kanë asnjë të ardhur as nga sektori publik e as ai privat (10.122 aplikime online dhe 5,200 aplikime fizike). Ne këtë masë ka pasur keqkuptime dhe me gjasë ka edhe shumë aplikime të gabueshme.
7. Kemi pranuar deri më tani kërkesa për pagesën e shtesës prej 300 euro nga masa 1.6 për diku 23,000 zyrtarë nga sektori i shëndetësisë, sigurisë dhe inspektimeve.
Nga këto informata dalin dy mesazhe shumë të fuqishme:
a. Si komuniteti i biznesit ashtu edhe qytetarët kanë besim maksimal në pakon emergjente dhe rrjedhimisht aplikimi është shumë intensiv, dhe
b. Numri i vendeve të reja të punës të formalizuara është gjashtëfish më i madh se sa numri i punëtorëve të raportuar si të larguar nga vendi i punës, që dëshmon nivel të lartë të përgjegjësisë morale nga vetë komuniteti i biznesit. Ruajtja e kontingjentit të fuqisë punëtore është ndihmesa më e madhe që i bëhet ekonomisë në këtë periudhë të pazakontë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Si të dallohet qumështi i mirë?

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa