Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, duke folur për situatën në veri të Kosovës ka thënë se ndërkombëtarët kanë zgjedhur të ndëshkojnë vetëm Kurtin dhe e vendosin fajin vetëm tek ai.
Ajo ka thënë se do duhej të kishin përgjegjësi të dyja palë. “Por duhet të kemi parasysh se Beogradi ka bërë më shumë provokime dhe besoj se perëndimorët duhet të jenë më të barabartë, nuk duhet ta vendosin fajin vetëm tek më të dobëtit”, tha Biserko për Syri TV.
“Presidenti Vuçiç nuk po e kontrollon për herë të parë, situatën, që është diçka shumë acaruese për të. Po bën gabime në mënyrë të përditshme, në mënyrën se si u adresohet njerëzve, publikut më të gjerë përmes valëve të tij në televizor, çka është edhe më acaruese sepse ai ka prirjen të fyejë dhe të poshtërojë e të margjinalizojë gjithçka që po ndodh në rrugët e Beogradit.”
E pyetur nëse mund t’i kërkohet Kosovës formimi Asociacionit pa i dhënë disa garanci, siç është anëtarësimi në NATO, Biserko thotë se kjo është pikërisht arsyeja kryesore e tensioneve të tanishme që tani po i fajësohet kryeministri Kurti, po nga ana tjetër ai nuk ka marrë asnjë garanci, pra, është një çështje që çfarë të presë.
“Është një fakt se Vuçiç nuk i zbaton, ai në shtëpi (Serbi) thotë se nuk ka firmosur asgjë dhe nuk mund të më detyroni për asgjë. Pra, nuk është serioz në pjesëmarrjen në këtë dialog dhe sigurisht po i denoncon të dyja marrëveshjet, gjithçka që nuk është e vlefshme për Beogradin sipas tij”.
“Pra, ai po kërkon për Asociacionin, që është si një ‘Republika Srpska’ për Beogradin, por për sa i përket Kosovës, në çfarëdolloj mënyre ky Asociacion, si do të integrohet në Kosovë, nëse ka pesë vende në BE që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do të ketë garanci, nëse nuk ka garanci për anëtarësimin në NATO. Pra, ka shumë arsye nga ana e Kosovës për të mos i qëndruar kësaj vije si të thuash, kësaj agjende të cilën po mundohet ta imponojë Beogradi”, thotë ajo.
Biserko mendon se Kosova ka të gjitha arsyet për të dyshuar në synimet e mira të Beogradit dhe tani dyshohet se tre policë shqiptarë janë arrestuar nga Serbia.
“Kjo pra për të krijuar tensione dhe situata dhe provokime në kufi ndoshta dhe kjo është diçka që Perëndimi, sidomos NATO, BE dhe SHBA duhet ta vendosin nën kontroll të plotë sepse nëse ka mbi 90 ushtarë të KFOR-it të lënduar në këtë përplasje në veri, është diçka e papranueshme për NATO-n. Nuk do ta lejojnë më tej dhe nëse vijon në këtë drejtim, zgjedhjet do të jenë të ndryshme. Besoj se kjo është një gjë që të dyja palët duhet ta kenë në mendje, sidomos Beogradi”, thotë Biserko.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrau tri gra brenda pak orësh në Tiranë, Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
MPB jep detaje për aksidentin në Radovish
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City