Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se thirrja e kryeministres serbe Ana Brnabiq drejtuar shoqërisë civile për të folur për situatën në Kosovë është një përpjekje për të homogjenizuar opinionin e gjerë rreth barrikadave në veri. Ajo tha se situata në kufirin me Kosovën është shumë më e ndërlikuar për shkak të pranisë së njësisë paraushtarake ruse “Wagner” dhe “Ujqit e natës”, si dhe grupeve ekstremiste serbe, që bëjnë gjithçka për të provokuar një konflikt dhe më pas të gjejnë justifikim për të pushtuar veriun.
Kryeministrja serbe, Brnabiq ka lutur organizatat joqeveritare që të ngrenë zërin, sepse, sipas saj, situata në Kosovë është “në prag të konfliktit të armatosur”.
Në këtë kontekst, Biserko, duke folur për “Danas” ka përkujtuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “hapësira jonë për manovrim është të tregojmë unitet, vendosmëri dhe bashkim”.
“Kohët e fundit, kryeministrja ka për detyrë t’i komunikojë komunitetit perëndimor “të vërtetat” e pakëndshme, duke filluar nga Gabriel Escobar, diplomatë dhe politikanë gjermanë. Komuniteti perëndimor kohët e fundit ka treguar mirëkuptim më të mirë të situatës në Mal të Zi dhe thekson se është prioritet interesi nacional dhe se Mali i Zi nuk duhet të bashkohet në Ballkanin e Hapur. E gjithë kjo tregon se po humbasin durimin në pritje të përgjigjes së Serbisë për të lëvizur nga pozicioni që destabilizon Ballkanin Perëndimor. Sa i përket thirrjes për shoqërinë civile, qeveria ka një pjesë të sektorit civil që pajtohet me qëndrimin e qeverisë. Kjo para së gjithash i referohet përpjekjes për të zbatuar të vetmin qëndrim që mbron qeveria, që është ndarja e Kosovës”, thotë Biserko, transmeton Telegrafi.
Përveç kësaj, Biserko thotë, situata në kufirin me Kosovën është shumë më e ndërlikuar për shkak të pranisë së njësisë paraushtarake ruse “Wagner” dhe “Ujqit e natës” si dhe grupeve ekstremiste serbe, që bëjnë gjithçka për të provokuar një konflikt dhe më pas të gjejnë justifikim për të pushtuar veriun.
“Është interesante deklarata e presidentit nga Azerbajxhani se ai dëshiron të ‘marrë përvojat e tyre, sepse ata dinë të luftojnë dhe të fitojnë’. Në të njëjtën kohë, ai harron se fitorja e fundit ishte e mundur për shkak të ndërhyrjes së Turqisë, të cilën Rusia e injoroi. Është e qartë se ai [Vuçiq] po llogarit në mbështetjen ruse, sepse tashmë KFOR-i dhe NATO-ja e kanë paralajmëruar që të mos shkojë në atë drejtim”, thotë Biserko.
Sipas saj, kërkesa e Perëndimit, në radhë të parë e Gjermanisë, për heqjen e barrikadave u prit me breshëri ofendimesh.
“Deri vonë Vuçiq besimin më të madh e kishte në Gjermani, e cila është edhe investitori më i madh në Serbi. Sjellja e Beogradit tregon se qeveria e ka tejkaluar veten dhe se nuk ka më vend për manipulime të ndryshme dhe Perëndimi nuk e toleron më, siç ka bërë prej vitesh në dëm të të gjithë fqinjëve [të Serbisë]. Gjithashtu duhet pasur parasysh se Rusia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të bëjë gjithçka për ta parandaluar atë”, thekson Biserko.
Përkundër të gjitha manovrimeve të përmendura të Beogradit, ajo thotë se ministri i Jashtëm Nikola Selakoviq ende deklaron se Serbia nuk po heq dorë nga anëtarësimi i saj në BE, duke llogaritur natyrisht se Perëndimi, mbi të gjitha SHBA-të, do të vazhdojë të kenë qëndrim dashamirës, duke shpresuar se Vuçiq do të zgjedhë perspektivën evropiane të Serbisë.
“Ai me asgjë nuk e ka treguar këtë. Që t’i besohet atij si pjesë e shoqërisë civile që e avokon atë opsion, duhet para së gjithash ndryshimi i politikës mediatike. Ndërkohë, shohim se situata po radikalizohet, se Russia Today mori një zyrë në Beograd dhe se Aleksandar Vulin, si njeri i rusëve u bë shef i BIA-s. Çfarë politike pro-evropiane është ajo?”, ka pyetur Biserko. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës