Bisedimet indirekte SHBA-Iran përfundojnë me “gatishmërinë për të vazhduar”

Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Omanit, Muskat, kanë përfunduar tashmë, me një “gatishmëri për të vazhduar”, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.
Agjencia iraniane e lajmeve e lidhur me shtetin, Tasnim, tha se të dy vendet kanë rënë dakord që bisedimet të “vazhdojnë në një kohë tjetër”, pa specifikuar se kur, shkruan cnn.
Gjatë gjithë ditës, delegacionet iraniane dhe amerikane “kanë përcjellë pikëpamje, shqetësime dhe qasje” përmes ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Albusaidi.
Delegacionin diplomatik iranian e udhëhoqi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ndërsa Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, dhe i dërguari special amerikan Steve Witkoff.
Në takim u pa gjithashtu i pranishëm komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper.
Ndryshe, SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vetë që të largohen menjëherë nga Irani. /Telegrafi/





















































