LAJMI I FUNDIT:

Birra “Prishtina” edhe në tregun Zviceran

Birra “Prishtina” edhe në tregun Zviceran

Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së ngarkesës së parë për në tregun zviceran të birrës “Prishtina”.
Fillimisht, zëvendëskryeministri Kelmendi, i shoqëruar nga pronari, Sheqer Ukaj dhe Astrit Panxha, drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, kanë vizituar fabrikën “Birra Prishtina”, ku është njoftuar për punën e suksesshme që po bëhet.

Ai e cilësoi këtë si një ditë të veçantë për Fabrikën “Birra Prishtina” , duke theksuar se me këtë po tregohen rezultatet që po i jep MSA-ja.
“Kjo tregon se kualiteti, cilësia dhe prodhimtaria e birrës është e nivelit të konsumit evropian. E përgëzoj kompaninë për këtë sukses, i cili po ashtu është sukses edhe i pakos së parë fiskale dhe Qeverisë së Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Pakoja e dytë fiskale do të jetë motiv shtesë, në mënyrë që prodhuesit e Kosovës të gjejnë mbështetje në tregun evropian.


Sheqer Ukaj, pronar i “Birra Prishtina”, tha se është ditë e veçantë që sot po niset ngarkesa e parë për eksport në tregun e Zvicrës.

“Kjo nënkupton se aktiviteti ynë ekonomik përveç tregut të Kosovës po shtrihet edhe jashtë kufijve dhe se kualiteti i birrës “Prishtina” është në nivelin e tregut jo vetëm vendor, por edhe të tregut evropian. Kjo është dëshmia e saktë se kualiteti dhe cilësia e produkteve të Kosovës dhe gjithë asaj që është “Made in Kosova” dita ditës po fiton besueshmëri dhe treg edhe jashtë vendit”, tha pronari Ukaj.

Astrit Panxha, Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, shprehu kënaqësinë që fabrika “Birra Prishtina” po nis eksportin e parë jashtë Kosovës.
“Birra Prishtina nuk është vetëm produkt i Kosovës, por është pjesë e kulturës sonë dhe kur i jepet mundësia qytetarëve zviceran të blejnë një birrë që prodhohet në Kosovë, ata ndoshta do të vendosin ta vizitojnë Prishtinë dhe ta shijojnë birrën në Prishtinë. Ky është një lajm i gëzueshëm dhe ne do të fokusohemi sidomos në shitjen e produkteve jashtë Kosovës”, tha Panxha.

Ai më tej tha se përveç mbulimit të prodhimit vendor, fokusi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës është eksporti. “Ne jemi një vend i vogël me 1.8 milionë banorë me treg të limituar, ndërsa Evropa i ka 500 milionë banorë dhe nëse secili nga ata e pijnë nga një birrë “Prishtina”, atëherë fabrika e z. Sheqer Ukaj do të jetë një lojtar rajonal dhe jo vetëm i Kosovës”, tha Panxha.

Kelmendi, vizitoi edhe Kompaninë e përpunimit të drurit “Elnor”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori