Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, specialistja e Biokimisë Klinike, Nerxhivane Gërguri-Retkoceri, ka shpjeguar rolin thelbësor që biokimia klinike ka në zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Sipas saj, biokimia klinike është një disiplinë mjekësore që studion çrregullimet e metabolizmit të trupit.


Ajo sqaron se në organizmin tonë çdo ditë zhvillohen procese të shumta metabolike, të cilat varen nga balanca mes substancave ushqyese dhe funksionimit të organeve.

- YouTube www.youtube.com

Gërguri-Retkoceri tha se kur këto procese zhvillohen normalisht, trupi konsiderohet i shëndetshëm.

Siç u shpreh biokimistja çdo devijim i metabolizmit reflekton menjëherë në analizat laboratorike, duke sinjalizuar se diçka nuk po funksionon si duhet.

“Çdo ndryshim që ndodh në organizmin tonë pasqyrohet në analizat laboratorike. Ato janë pasqyra e brendshme e trupit tonë”, thekson Gërguri Retkoceri.

Pikërisht për këtë arsye, analiza të thjeshta në laborator mund të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të sëmundjeve, shpesh edhe para se të shfaqen simptomat klinike.

Për më shumë shikoni podcastin e plotë të “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/