Artistja e njohur, Billie Eilish, për një kohë të gjatë ka qenë e shqetësuar nga një person.

Ky i fundit kishte frikësuar këngëtare, duke e përcjellë vazhdimisht në shtëpinë e saj në Los Angeles, shkruan Daily Mail.


Eilish tashmë ka kërkuar urdhër ndalimi kundër John Hearle, i cili ka thënë se ka qenë duke për kamping afër shtëpisë së saj.

39468488 0 image a 59 1613690046280

19-vjeçarja ka deklaruar se është e shqetësuar nga ai, pasi përpos përndjekjes, ai i dërgon edhe letra të çuditshme.

“Ti nuk mund të arrish atë çfarë dëshiron, derisa ajo çka dëshiron është të vdesësh për mua”, ka qenë njëri shkrim i John sipas Billie.

39468486 0 image a 61 1613691087275

Po ashtu ajo është shprehur se ndihet në ankth sa herë që kthehet në shtëpi, pasi e di që dikush është duke e përcjellë.

Këngëtarja po ashtu frikësohet edhe për veten, përfshirë familjarët me të cilët jeton.

39468478 9276469 image a 62 1613691535046

Kërkesa e artistes ka qenë që Hearle të qëndrojë së paku një kilometër larg shtëpisë së saj. /Telegrafi/

39468482 0 image a 60 1613690098194