Matthew Tyler Vorce konfirmoi këtë javë se ai dhe këngëtarja Billie Eilish janë ndarë, por ai mohoi thashethemet që qarkullonin në rrjetet sociale se e ka tradhtuar atë.

“Askush nuk e ka tradhtuar askënd”, ka postuar ai në InstaStory. “Marrëdhëniet marrin fund. Shumë e thjeshtë. Krijimi i thashethemeve dhe gënjeshtrave në internet është e rrezikshme”.


Aktori gjithashtu reagoi ndaj fansave të Eilish, të cilët vërshuan Instagramin e tij me komente mizore, raporton Page Six.

bf6773825fa978fa8ae765b7dfd9a96e Billie Eilish (Foto: AFP)

“Fakti që mijëra njerëz marrin kohë nga dita e tyre për të shkruar gjërat më të urryera për dikë që nuk do t'i dinë kurrë postimet e tij është gjëja më frikshme që mund të bëni”, shtoi ai.

"Jeto jetën tënde”, tha më tej ai.

Matthew, i cili është shfaqur në filmin televiziv “Mother”, ka qenë një romancë me Eilish që nga viti i kaluar.

Screenshot 2 1 Billie Eilish (Foto: Instagram)

Sipas The Mirror, dyshja arritën ta mbanin lidhjen e tyre private.

Thashethemet filluan pasi ata shijuan një sërë takimesh, me fansat e Billie që spekuluan se Matthew ishte 'i dashuri i fshehtë' që ajo përmendi në dokumentarin e saj të vitit 2021 “Billie Eilish: The World's a Little Blurry”. /Telegrafi/

Screenshot 3 2 Billie Eilish (Foto: Page Six)